Pas goditjes së grupit të Beqirit, Gerond Meçe rikthehet sërish të fitojë tendera nga AKSHI

Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit përzgjodhi kompaninë Advanced Business Solutions si fituese për tenderin e mirëmbajtjes së sistemit elektronik të vizitave dhe hyrje-daljeve në burgjet e vendit. Kontrata me fond limit prej rreth 590 mijë eurosh është fituar nga kompania e Gerond Meçes me një çmim prej rreth 480 mijë euro.
Sipas njoftimit të fituesit, në garën për mirëmbajtjen e sistemit të vizitave në burgje u paraqitën 5 oferta nga kompani të ndryshme, mes të cilave Albascan dhe Communication Progress.
Kompania e parë është ajo që ka patur historikisht sistemet elektronike të burgjeve, ndërsa Communication Progress është një nga kompanitë për të cilat SPAK thotë se ka lidhje me biznesmenin Ermal Beqiri. Në letra Communication Progress zotërohet nga biznesmeni Gentian Likaj, për të cilin SPAK thotë se është familjar me Ermal Beqirin.

Advanced Business Solutions, kompania e Gerond Meçes ishte eliminuar nga tenderat e AKSHI-t prej gati dy vitesh. Ndonëse kompania konkurronte thuajse në të gjithë tenderat e teknologjisë së informacionit ajo skualifikohej nga AKSHI.
Por kjo përplasje thuajse paralizoi të gjitha kontratat e sistemeve dixhitale të shtetit, pasi Advanced Business Solution ankimonte çdo tender. Kjo sipas SPAK ishte arsyeja që çoi ne pengmarrjen e Meçes gjatë verës së vitit të kaluar./kapitali.al
Po ndodh...
Revolucioni mbaroi, Edi Rama vazhdon i qetë
ide
Vetmia e madhe e Perëndimit dhe demokracisë liberale
Paratë e korrupsionit po blejnë kohë politike.
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128

