Pas takimit me Ramën për më shumë se 7 orë, Belinda Balluku largohet nga kryeministria

20 Nëntor 2025, 20:26 / POLITIKË ALFA PRESS

Pas takimit me Ramën për më shumë se 7 orë, Belinda

Pas takimit me Ramën për më shumë se 7 orë në zyrën e kryeministrisë, Belinda Balluku u largua nga ambjentet e kryeministrisë.

Sot ajo u pezullua nga funksionet qeveritare pas vendimit të GJKKO-së, prej hetimeve të SPAK për korrupsion në disa tenderë si ajo e tunelit të Llogarasë dhe Unazës së Jashtme të Tiranës, ku Balluku është marrë e pandehur për shkelje të barazisë në tenderë.


Nuk dihet nëse Balluku ka dhënë dorëheqjen apo nëse kryeministri Rama e ka shkarkuar. Kjo mbetet për t’u parë.

Më herët nga kryeministria doli Rama, i cili u drejtua në darkën e organizuar në nder të komisioneres së zgjerimit në BE, Marta Kos, e cila ndodhet në Tiranë për samitin e së premtes për Ballkanin Perëndimor.

 

 

Po ndodh...

ide