“Mision faktmbledhës në Shqipëri”/ PPE pranon kërkesën e Berishës! Sekretarja e Përgjithshme, Montserrat: Do jetë një nga...

3 Qershor 2025, 18:04 / POLITIKË ALFA PRESS

“Mision faktmbledhës në Shqipëri”/ PPE pranon

Partia Popullore Europiane (PPE) ka vendosur të përfshijë Shqipërinë në axhendën e saj për misione verifikimi. Vendimi erdhi pas kërkesës së Kryetarit të PD, Sali Berisha, i cili kërkoi ndihmën e PPE-së dhe partive simotra gjatë fjalës së tij në asamblenë politike të PPE në Bruksel për të dërguar një mision faktmbledhës në vendin tonë.

Sekretarja e Përgjithshme e PPE-së, Dolors Montserrat, deklaroi: “Vendosëm të bëjmë dy misione, një në Liban dhe një në Moldavi, por tani do ta vendosim si prioritet edhe Shqipërinë. Mendoj se është një ide e mirë kur na kërkoni diçka, ndaj do ta vendosim si një nga prioritetet dhe objektivat tona që të bëjmë një mision në Shqipëri.”

Në fjalën e tij, Berisha kërkoi zyrtarisht që PPE dhe partitë simotra të angazhohen në dërgimin e një misioni faktmbledhës në Shqipëri. Berisha theksoi se ky mision ka rëndësi të madhe për Shqipërinë dhe Evropën: “Shqipëria është një eksportuese e madhe kriminaliteti, droge dhe emigrantësh.

 

Po ndodh...

ide