"Më duhen 200 mijë patjetër!"/Kryemadhi: Gazetarët qëndruan vetëm kur foli prokurori, u larguan pa na dëgjuar ne!

11 Maj 2026, 22:28 / POLITIKË ALFA PRESS

"Më duhen 200 mijë patjetër!"/Kryemadhi: Gazetarët

Monika Kryemadhi, e ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV, ka folur për seancën gjyqësore të zhvilluar ditën e sotme, ku nuk u lejua transmetimi live, por vetëm gazetarë në sallë. 

Në media u publikuan disa pasazhe nga fjala e prokurorit, ku ai lexonte një mesazh që Ilir Meta i ka dërguar Kastriot Ismailajt ku i thotë "më duhen 200 mijë patjetër. Kryemadhi tha se ky mesazh nuk është në dosje, por gazetarët nuk kanë dëgjuar atë dhe Metën, pasi janë larguar sapo ka mbaruar prokurori, çka ngre shqetësimin për mungsën e transparencës nga gjyqi dhe manipulimin e opinionit publik. 

Ylli Rakipi: Ne si media nuk transmetojmë live, por dalin aty copa-copa pasazhe, Ilir Meta, 200 mijë euro, Kastriot Ismailaj. Në një gjyq të tillë, njerëzit duhet të shohin vetë. Media është e ndarë sipas politikës. Si ndiheni ju në këtë proces, a ndiheni të barabartë me SPAK?

Monika Kryemadhi: Patjetër që nuk jemi të barabartë. Ka një problem me gazetarët, qëndruan vetëm gjatë përmbledhjes së prokurorit, kur erdhi momenti që do të jepnim argumentet unë dhe zoti Meta, asnjë gazetar nuk ishte në sallë vetëm deputetët e Kuvendit. Pra nuk kishte gazetarë për të dëgjuar dhe argumentuar çështjen e 200 mijëshes që thoni ju. Por kjo nuk është as në dosje. Ai mesazh ka dalë në mënyrë informale nga një OPGJ e dikurshme në 2009, i cili për hir, siç ndodh rëndom e ka nxjerrë, por ky mesazh nuk është administruar as nga SPAK dhe as nga gjyakta. Nëse ekziston, çfarë është 200 mijë? Fletëpalosje, flamur, lek, dollarë? Nuk ka fare. Nëse do të ishin para, si janë qarkulluar? Kastriot Ismaili edhe në 2009 edhe më vonë, pasi e ka marrë Dumani në burgun e Fierit, nuk e ka pranuar. E dyta, nuk ka llogari bankare nga Kastriot Ismaili, që të jetë tërhequr 200 mijë euro apo dollarë në atë periudhë kohore. Pra e gjithë kjo është një lloj aludimi që hidhet për të mbajtur me ushqim opinionin publik. U thashë gazetarëve, të kishit ikur më mirë kur fliste prokurori… Ka një lloj presioni të prokurorisë apo SPAK në proces, megjithtë është për tu parë. Nëse nuk do të kishim presion, mediat nuk kishin pse iknin nga salla. Sot kanë thënë se seancat nuk do tëjenë me video, por vetëm me audio. Është kërkuar nga Dumani, që të mos bëhet transmetimi live, pasi deformohen dëshmitarët rrugës. Por në çështjen tonë dëshmitarët nuk janë kundër, por në favor të zotit Meta.

Po ndodh...

ide