"Duket sikur ia ke futur ti Metës...?/ Monika Kryemadhi: Këtë e thonë tellallët që pijnë gjakun e Metës!

Monika Kryemadhi, e ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV, ka folur për procesin gjyqësor që po zhvillohet ndaj saj dhe Ilir Metës dhe aludimeve se Meta, po ndëshkohet për shkak të saj.
Ylli Rakipi:Kemi dëgjuar deklarata të ndryshme nga avokati i Metës, që indirekt duket sikur fajin ua lë ju. Pra sikur Meta “po e ha” për shkakun tuaj. Si ndiheni ju, kur e dëgjoni këtë? Edhe Erion Veliaj bashkë me gruan është i pandehur, por avokatët e tij, nuk dalin të thonë që këto punë i ka bërë Ajola dhe Erioni nuk dinte gjë,
Monika Kryemadhi: Ça do tani ti? C’të të shpjegoj? A kam shkolluar kalamajtë e mi? Po.
Ylli Rakipi: Duket sikur ia ke futur ti Metës.
Monika Kryemadhi: E di si është puna, kur thirrën vjehrrin njërit në SPAK, tha më ke shitur, pastaj doli nuk e ka shitur njeri. Ilir Meta nuk besoj se të ka thënë më ka shitur Monika. Këtë e kanë thënë tellallët që pijnë gjakun e Metës. Ata marrin rrogat e deputetit, Meta rri në burg. E dyta, a jam marrë me fëmijët? Po, unë i kam shkolluar, i kam veshur, ushqyer, kam bërë të gjithë. Edhe shtëpinë unë e kam blerë. Të ardhurat e familjes time ka ardhur nga pallati. Për këtë tokë mos kujto se nuk kanë hetuar. Kanë thirrur personat që kanë firmosur në 91-92, para 34 viteve, që edhe anti mafia është për 25 vjet. Edhe sikur të kishte falsifikuar babai im letrat, është parashkruar. Këta kanë shkuar presion të paparë atij që ka firmosur. Kanë hetuar në çdo qelizë. Kanë nxjerrë që nuk ka fabrika floriri, apartamente në Londër, New York, s'ka asgjë, as operacione estetike, por shëndetësore, edhe klinikën ku kam vizituar vajzën, ai e quan llixha. Por është qendër medikale. Rezonanca nuk është llixhë. Analiza gjenetike, nuk është llixhë. Kanë marrë edhe përgjigjet e analizat. Kanë marrë përgjigjet e mia, isha në operacion, kalova në sepsis dhe i kanë marrë.
Po ndodh...
Rruga në të cilën po ecën PD me Berishën, të çon në arkën e drurit!
ide
A ka Shqipëria një politikë të Jashtme?
Republika e Hajdutëve!
Shqipëria, kjo anije e ngecur në zejen e vjedhjes!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128