"Krijon një vijë të kuqe në PS", Kikia: Rama ka vendosur në listën e sigurtë të rinjtë dhe ata deputetë me një mandat

10 Mars 2025, 15:56 / POLITIKË ALFA PRESS

"Krijon një vijë të kuqe në PS", Kikia: Rama ka

Analisti, Mentor Kikia në një intervistë në Ora News u shpreh se Rama në listën e sigurtë ka vendosur të rinjtë dhe ata që kanë vetëm një mandat.

Kikia: Këto janë ditë intensive, bëhet fjalë për ditën e fundit për përcaktimin e listës së kandidatëve që do garojnë në zgjedhjet e datës 11 maj.

Është kryefjala e angazhimit në çdo parti politike.

Dihet se në lista ka kërkesa për tu futur sa më shumë.

Ajo që bën ndryshimin mes dy forcave politike është fakti që PS apo Rama vendosi që në këtë listën e sigurtë ku kandidatët nuk garojnë por duhet të ketë patur parasysh faktin që në qarqet e caktuara çdo parti ka një projeksion dhe ata që futen në këtë listë konsiderohen të sigurtë.

Dhe Rama vendosi që në këtë listën e sigurtë tu japë mundësi të rinjve dhe atyre që kanë vetëm një mandat.

Kjo krijon një vijë të kuqe në PS.

Në njërën anë janë deputetët që garojnë për herë të parë dhe ata me një mandat dhe në krahun tjetër janë veteranët.

 

Po ndodh...

ide