Klodiana Lala: Sot u kujtua Edi Rama për paraburgimin? Njerëzit kanë vdekur në burg për dritat!

Gazetarja Klodiana Lala, e ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV, e ka quajtur hipokrizi qëndrimin e Edi Ramës për paraburgimin, në fjalimin që mbajti në grupin parlamentar të PS. Lala tha se Rama ka qenë nxitës i mbajtjes së njerëzve në paraburgim edhe për dritat, duke iu referuar fushatës së qeverisë, për burgosjen e njerëzve që nuk paguanin për energjinë.
"Rama u kujtua sot të flasë për paraburgimin dhe masat e sigurisë? Në 2014 apo 2015, ne kemi patur njerëz të vetëvrarë nëpër burgje, se nuk paguanin dot dritat. Kemi patur njerëz që janë kriminalizuar sepse kanë drejtuar mjetin në mënyrë të paligjshme.
Arrestohen protestues. Vetëm në momentin që zotit Rama, i shkoi arresti te dera e shtëpisë, veproi kështu. Nuk e ngriti për Metën këtë shqetësim. Kjo është e gjitha propagandë.
Për interesat e veta bën ndryshime ligjore", tha Lala.
Po ndodh...
ide
Drejtësi “cilësore” për pushtetarët, por jo për qytetarët
Fallxhorët e Medias
Out with the Corrupt!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128