VIDEO/ Kërkoi eleminimin e ish-deputetit Arben Ndoka, mbërrin në Shqipëri Durim Bami

26 Shkurt 2026, 20:46 / AKTUALITET ALFA PRESS

VIDEO/ Kërkoi eleminimin e ish-deputetit Arben Ndoka, mbërrin në

Pas ekstradimit nga Dubai ka mbërritur në Shqipëri famëkeqi Durim Bami. Newsbomb.al ka siguruar pamjet e shoqërimit të tij nga Rinasi drejt IEVP.

Kujtojmë se Durim Bami është një nga anëtarët e bandës së Niklës, ai u arrestua në Dubai në tetor të vitit 2024, pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi Gjykata e Posaçme i ka caktuar masën e sigurisë "Arrest në burg",  për veprat penale “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”, “Grupi i strukturuar kriminal”, “Kultivimi i bimëve narkotike” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale, ose grup i strukturuar kriminal”.

Mbi të rëndon akuza e kërkimit të eleminimit të ish-deputetit socialist Arben Ndoka, teksa ky i fundit dhe të tjerë anëtarë të grupeve kriminale e donin Bamin të vdekur, teksa Ervis Martinaj kishte ofruar 1 milion euro për eleminimin e tij.

Kujtojmë se në shkurt të vitit 2021, ai së bashku me Endrit Doklen dhe Marklen Hakën planifikoi vrasjen e Tori Xhecukës dhe Erigers Mihasit, mik i Ervis Martinaj i cili u vra në Tiranë. 

Nga hetimet e SPAK ka rezultuar se Bami, drejtonte dhe financonte një grup të strukturuar kriminal i cili kiltivonte kanabis në Nikël dhe Bupq gjatë periushës dhjetor 2019-korrik 2020.

Ai kishte në ndihmë ish-efektivin e RENEA-S Altyin Mortina dhe persona të tjerë të paidentifikuar, që jepnin informacione të brendshme dhe shmangnin kontrollet policore.

Po ndodh...

ide