Bushati: Rama kërkon që drejtësia të mos i shkojë në gardhin e shtëpisë së tij! Do të përplaset me BE nëse...

Analisti Andi Bushati, i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit’ në MCN TV, deklaroi se konstatimet e Ramës për drejtësinë janë në masë të madhe të vërteta, por shtoi se kryeministri nuk niset nga halli se drejtësia duhet të përmirësohet, por ka shqetësimin që drejtësia të mos shkojë "në gardhin e shtëpisë së tij".
“E mban mend fjalën e Dumanit? E ka patur refren një vit opozita dhe kritikët e SPAK-ut. Ishte rehat Rama atëherë se i njëjti standard aplikoi edhe kundër opozitës. Po ta shohësh gjithë fjalimi i Ramës i ka të elaboruar dhe të mbështetur, pra a kemi sot ne një drejtësi represive? Po e kemi. A ka të drejtë Rama kur thotë se më shumë ka principi i heqjes së lirisë, sesa principi i prezumimit të pafajësisë? Ka një gjë, e para u bë për të kjo reformë. Si gjithmonë në periudha tranzicioni, na duhet një defekt i madh, por unë mendoj se Ramës nuk i intereson ekuilibri. Rama, edhe kur flet për prezumimin e pafajësisë, ai ka një qëllim, boll kërkuat imunitetet tona. Pra shqetësimi i Ramës nuk është se kërkon drejtësi, ai kërkon që drejtësia të mos i shkojë në gardhin e shtëpisë së tij. Kaq e thjeshtë është fabula e tij”- tha Bushati.
Analisti tha se Bashkimi Europian ka dhënë sinjale që nuk do të tolerojë prekjen e reformës në drejtësi dhe se Rama do të përplaset me Brukselin nëse ndërmerr hapa të kësaj natyre.
“Sa kemi dëgjuar mesazhet nga Brukseli, kanë qenë dy, reforma nuk preket, nuk ndryshohen ligje që forcojnë paprekshmërinë, dhe imuniteti i Ballkut nuk diskutohet. Rama thotë kemi marrë ekspertë ndërkombëtar. Këto gjëra që tha sot do ja parashtrojë ekspertëve dhe ata do të bien dakord. Por këta të Brukselit kanë një aftësi prej “gomari”, nuk kanë argumenta kur e vendosin, pasi të kanë çuar mandatin. Varufakisi thoshte flisja, ia argumentoja dhe më jepnin të drejtë, por kur votonin mi hidhnin poshtë. Këta kanë vendosur që reforma nuk preket, ligje që forcojnë imuntetin e ministrave, harrojeni. Rama mund ta bëjë, pasi ka votat, por do të bëjë llogarinë që do të hyjë në konflikt me Brukselin. Sot nuk tha as po as jo, për imunitetin e Ballukut. Nuk dimë ligjin që firmosi me Ulsiun, a do e çojë në Parlament. Po i mban të gjitha pezull", tha Bushati.
Po ndodh...
ide
Drejtësi “cilësore” për pushtetarët, por jo për qytetarët
Fallxhorët e Medias
Out with the Corrupt!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128