Ferit Hoxha emërohet ministër i Jashtëm, Beleri: Diplomat i nderuar në Bruksel, të lejohet të bëjë punën

Eurodeputeti Fredi Beleri komentoi në emisionin “Off the Record” nga Andrea Danglli në A2CNN ndryshimet e fundit në qeveri. Beleri vlerësoi Ferit Hoxhën, i cili është emëruar ministër i Jashtëm, duke u shprehur se është një diplomat i nderuar në Bruksel, që i bën nder Shqipërisë. Megjithatë Beleri theksoi se ai duhet të lihet të bëjë punën e tij.
“Ministri i Jashtëm është një diplomat i nderuar këtu në Bruksel, është një njeri që i bën nder Shqipërisë. Shpresojmë të jetë një ministër i Jashtëm i mirë, po të lihet të bëjë punën. Në Shqipëri një njeri është gjykata, një njeri është ministri, kryeministri, drejtësia, shiu, breshëri, dielli, s’jam njeriu i parë që po e them”, tha Beleri.
Lidhur me deklaratat më të fundit të bëra prej tij si dhe integrimin europian të vendit, Beleri shton: “Unë sot isha deputeti më pro shqiptar në atë diskutim. Unë thashë konkretisht që Shqipëria ka probleme, dhe duke i fshehur nën rrogoz, nuk e ndihmojmë Shqipërinë për t’u anëtarësuar. Unë që e kam ndarë jetën mes dy shteteve jam më i interesuari që Shqipëria të futet sa më parë në BE”.
Po ndodh...
ide
Drejtësi “cilësore” për pushtetarët, por jo për qytetarët
Fallxhorët e Medias
Out with the Corrupt!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128