“Ka mungesë besimi”, Tela: Berisha erdhi nga takimi me 115 parti dhe kaq njerëz gjeti te kryeministria

24 Nëntor 2025, 22:20 / POLITIKË ALFA PRESS

“Ka mungesë besimi”, Tela: Berisha erdhi nga takimi me 115

Gazetari Andi Tela, i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, nuk e kurseu sarkazmën me tubimin e PD-së sonte te kryeministria, duke u shprehur se Berisha që vinte nga takimi i 115 partive në Brazil, gjeti po aq njerëz në shesh.

Ai foli për një mungesë besimi te populli opozitar ndaj drejtuesve të opozitës.

“Ne e pamë të hënën e kaluar të njëjtën gjë dhe të njëjtat komente bëmë. Me këtë organizim dhe pjesëmarrje është fuqi minimale dhe Berisha vinte nga një takim me 115 parti dhe kaq njerëz gjeti në shesh.

Kur vjen të bësh një foltore para kryeminsitrisë nuk mund të zgjatës 60 minuta dhe flasin 7 vetë që thonë të njëjtat gjëra që flasim përditë. E nisën në 18.30 dhe e mbyllën në 19.30 për një orë dhe sërish të hënën tjetër me të njëjtin skenat.

Edhe ato ato vitit 1998 kështu nisën protestat, por u rritën.

Ti e di që paraprakisht e di që do të vijnë shumë pak njerëz.

Tani ti e di paraprakisht që do të vijnë pak njerëz dhe kjo mungesë besim ngre shumë pikëpyetje. Me gjithë këto zullume të qeverisë, normalisht atje duhet të ishin me mijëra njerëz. Përse nuk dalin njerëzit njerëzit dhe këto pikëpyetjeve duhet t’u japë përgjigje PD-ja”- tha Tela.

 

Po ndodh...