"Ju thoshit që nuk do ta përizienit PD për nongratën?"/ Berisha pyetet për lobimin shumë milionësh në SHBA: E ka bërë partia!

18 Qershor 2026, 13:36 / POLITIKË ALFA PRESS

"Ju thoshit që nuk do ta përizienit PD për

Kreu i PD, Sali Berisha, është vënë në siklet nga gazetarët këtë të enjte, pasi është pyetur për çështjen e lobimit të shtrenjtë shumëmilionësh në SHBA për heqjen e dizejimit "Non Grada" për korrupsion, minim të demokracisë dhe pengim të drejtësisë.

Pyetjes se kush i ka paguar këto shuma të mëdha, Berisha ju përgjigj se janë bërë nga Partia Demokratike. Por kreu i PD u vu në vështirësi, pasi gazetarët i kujtuan se kishte deklaruar në fillim se betejën kundër "nongratës" e kishte personale dhe nuk do të përziente PD.

Sali Berisha: Atë lobim, se kush e ka paguar, janë fondacion i cili ndihmon PD-në dhe ka marrë përsipër të mbrojë kauzën e PD.

Po ju thatë që e kishit betejë personale dhe nuk do e përfshinit PD-në në këtë çështje?

Sali Berisha: Jo, unë thashë u ktheva kur donin të kontrollonin PD-në. Pastaj unë nuk mund të them se nuk jam kryetar i PD. Po nuk kisha ndërmend të kthehesha. Kisha ndërmend të vazhdoja betejën në media dhe gjykatë. Dhe aty nuk bëra pak, bëra shumë.

Sali Berisha: Unë kisha ndërmend asgjë nuk pranoja. Unë shkova në gjykatë ndaj dhe çdo aludim këtu është i kotë.
A kanë lobuar për Sali Berishën? Kanë lobuar, po, pa diskutim sepse procedura është lobim.

Problemi është këtu, nuk kam lobuar me administratën Biden. Nuk kam bërë asnjë lobim me administratën e presidentit Biden. Ndërroi administrata, aty natyrisht nuk procedurë tjetër përveç lobimit, siç e di unë.

Unë, që ta dinë të gjithë, të vetmin sanksion që kam pasur, ka qenë viza.
Janë përpjekur shumë me një vullnet patologjik ta kalojnë tek thesari, se besonin gënjeshtrat e tyre. Thesari ç’është e vërteta bëri një hetim të thelluar dhe të gjithanshëm timin dhe të fëmijëve të mi dhe gjeti atë që kanë gjetur edhe këta në vetingun që kanë bërë të pasurive dhe çdo gjë.

Ligji Magnitsky pastaj është sanksione të rënda, por ai ligj ka një ndryshim nga ky që ka një kanal ankese.

Ky ka vetëm lobim dhe pastaj gjykimi i sekretarit sepse është diskrecion i tij në raport me Kongresin.

 

Po ndodh...

ide