Dyshime për ‘shpërdorim detyre’, SPAK zbarkon në Devoll. Kontrolle në banesën e ish-punonjësit të AMP dhe ish-drejtorit të policisë bashkiake

Një tjetër operacion i Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar është ndërmarrë gjatë orëve të fundit të kësaj të enjteje, këtë herë në juglindje të vendit, konkretisht në Devoll.
Burime bëjnë me dije se në aksion janë angazhuar hetues të Byrosë Kombëtare të Hetimit të cilët po kryejnë kontrolle në kuadër të një procedimi penal që lidhet me dyshime për shpërdorim detyre.
Sipas informacioneve paraprake, në qendër të verifikimeve ndodhet Devi Ago, ish-punonjës i Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore për rajonin juglindor. Mësohet se Ago ka dhënë dorëheqjen nga detyra pak kohë më parë, ndërsa hetimet po synojnë të hedhin dritë mbi rrethana që lidhen me ushtrimin e funksionit të tij.
Burimet raportojnë se në fokus të hetimeve është edhe Klevis Hoxha, ish-drejtor i Policisë Bashkiake në Devoll, i cili dyshohet se ka pasur lidhje të afërta shoqërore me Agon. Deri më tani nuk janë bërë publike detaje të tjera mbi rolin e tyre të mundshëm në çështjen që po hetohet.
Operacioni vijon ende, ndërsa pritet që në orët në vijim SPAK të dalë me një njoftim zyrtar për natyrën e plotë të aksionit dhe rezultatet e deritanishme të hetimeve.

Po ndodh...
Sulmet ndaj Dumanit dhe heshtja e Berishës për Ilir Shtufin
ide
Aleanca e Vulave dhe Kullave, përballë Republikës së Re
Fillimi i fundit të pushtetit në Shqipëri...
Koherenca qesharake e opozitës!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
