Igli Hasani në konferencë me Tanja Fajon: Anëtarësimi në BE, prioriteti ynë strategjik

Ministri i Jashtëm, Igli Hasani në konferencën e përbashkët me homologen sllovene Tanja Fajon tha Shqipëria ka bërë hapa të rëndësishëm në përmbushjen e reformave me qëllim integrimin në BE.
Hasani deklaroi se qeveria shqiptare është e vendosur të përmbushë standardet e larta për anëtarësim
“Shqipëria ka bërë hapa të rëndësishëm në përmbushjen e reformave. Përparim të vazhdueshëm është bërë në Reformën e Drejtësisë dhe luftën ndaj krimit të organizuar. Qeveria shqiptare eshte e vendosur të përmbushë standardet e larta për anëtarësim”, tha ministri Hasani.
Sllovenia -tha ministri Hasani -është avokate e fuqishme për perspektivën tonë evropiane dhe të rajonit
“Anëtarësimi në BE mbetet prioriteti ynë strategjik. Angazhim i përbashkët për thellimin e mëtejshëm të marrëdhënieve dypalëshe”, u shpreh ministri duke theksuar potencialin për forcimin e shkëmbimeve tregtare dhe investimeve mes dy vendeve.
-
Habit Ilir Meta: Do ta bëj Shqipërinë me 4 milionë banorë plus!
26 Gusht, 12:38
Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128

