Hitaj në krye të Policisë së Shtetit/ Këlliçi tregon dy kriteret që ka plotësuar për të marrë postin

30 Mars 2026, 12:40 / POLITIKË ALFA PRESS
Hitaj në krye të Policisë së Shtetit/ Këlliçi

Pas emërimit të Skënder Hitajt në krye të Policisë së Shtetit, ka reaguar deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi.

Përmes një statusi në rrejton social Facebook, Këlliçi evidenton kriteret jozyrtare që ka plotësuar Hitaj për t’u emëruar në postin e rëndësishëm nga kryeministri Rama.

Ndër më kryesoret deputeti i opozitës thekson se janë; kontributi në farsën elektorale të 11-Maji dhe kriteri tjetër ai i të qënit njeri i Belinda Ballukut.

Reagimi i plotë i Këlliçit:

Janë 2 kriteret kryesore që plotësonte Drejtori i ri i Policisë së Shtetit, për të cilat nuk shkruhet në letra e nuk flitet zyrtarisht, por që kanë ndikuar në vendimmarrjen e Edi Ramës.

E para, kontributi i tij madhor në farsën elektorale të 11 majit, në Qarkun e Fierit, me rekordet e një rezultati Bjellorus, ashtu siç Edi Rama po e kërkon nëpër gjasme analiza e asamble.

E dyta, lidhja e fortë me Belinda Ballukun, për të cilën Edi Rama është gati të ngrejë kartonat në Kuvend për ta mbrojtur, dhe të prapësojë SPAK e reformën në drejtësi.

Sa për ato pallavrat që flet Ministri i Brendshëm e që shpërndahen nëpër njoftime, ato ishin kritere që mund t’i plotësonte kandidati tjetër.

Por që të kesh besimin, që të fitosh zemrën e Edi Ramës, duhet të jesh menaxher i mirë i bandave e krimit të organizuar, të njohësh interesat e tyre, të garantosh paprekshmëri për ta, të sulmosh kundërshtarët politikë dhe të mbushësh thesin me vota për rilindjen.

E po ashtu, të kontribuosh në çështjen Balluku, edhe tani që ajo ka nevojë të ketë policinë e shumë asete të tjera publike e qeveritare në dispozicion për të penguar hetimin e drejtësinë.

Ky është Drejtori i ri i Policisë. Të tjerat, konkurset e kriteret, ushqim i ndenjur për progagandën e lodhur.

Po ndodh...

ide