Tottenham në kaos! Pas shkarkimit të Tudor, nis presingu mbi Roberto De Zerbi

30 Mars 2026, 11:14 / SPORT ALFA PRESS

Tottenham në kaos! Pas shkarkimit të Tudor, nis presingu mbi Roberto

Pas zyrtarizimit të mbylljes së bashkëpunimit me Igor Tudor pas vetëm 7 ndeshjesh, Tottenham është në kërkim të trajnerit të trerë sezonal, atij që do të duhet të largojë përfundimisht hijet e rënies së skuadrës londineze në Championship.

Aktualisht Tottenham është në vendin e 17 me vetëm 1 pikë më shumë se zona e rëndies nga kategoria dhe është tërësisht në luftë për mbijetesë.

Përse Tottenham do menjëherë De Zerbin? Emri i parë në listë për sezonin e ardhshëm vazhdon të jetë ai i Roberto De Zerbi, që pas mbylljes së aventurës së tij me Olympique Marseille në muajin shkurt, do të donte të rikthehej në pankinë që në verë për të punuar më mirë në nivelin atletik dhe taktik. Por Tottenham, në këto orë po punon për të bindur trajnerin italian të pranojë menjëherë rolin e trajnerit të Hotspurs. Drejtuesit e klubit londinez shohin te De Zerbi personin perfekt për realizimin e një projekti teknik afatgjatë dhe nuk dëshiron të presë korrikun për të nisur bashkëpunimin.

Cilat janë alternativat për De Zerbin? Ndërsa De Zerbi reflekton, Tottenham sheh edhe për alternativa të tjera për të mos qenë të papërgatitur në rast se italiani refuzon të vijë në Londër. Adi Hutter, Sean Dyche dhe Ryan Mason  janë 3 prej kandidatëve që po përmenden në median angleze, ndërsa Daily Mail shton edhe emrin e Glenn Hoddle, 68 vjeç që nuk punon si trajner prej vitesh të tëra, por që e ka drejtuar Tottenham në karrierën e tij në periudhën 2001-2003.

 

Po ndodh...

ide