PD-PS me draft të përbashkët për financimin e partive politike, kufizohen dhuratat nga individët dhe bizneset

30 Mars 2026, 12:35 / POLITIKË ALFA PRESS

PD-PS me draft të përbashkët për financimin e partive

Partia Socialiste dhe ajo Demokratike janë bërë bashkë me një draft për financimin e partive politike, që do të prezantohet nesër në komision për shqyrtim.

Ligji parashikon kufizime të qarta për kontributet financiare që partitë mund të marrin:

*Shtetas shqiptar: maksimumi 200,000 lekë në vit.

*Person fizik i regjistruar tatimor: maksimumi 500,000 lekë në vit.

*Person juridik: maksimumi 1,000,000 lekë në vit.

Çdo dhurim mbi 50,000 lekë duhet të bëhet vetëm përmes sistemit bankar.

Drafti do të shpallet publikisht për konsultim dhe më pas do të ndjekë procedurat për miratimin në Kuvend.

 

Dokumenta bashkëngjitur

Po ndodh...

ide