Hetimet ndaj ministrit Arbjan Mazniku, SPAK konfirmon çështjen

23 Qershor 2025, 15:27 / POLITIKË ALFA PRESS

Hetimet ndaj ministrit Arbjan Mazniku, SPAK konfirmon çështjen

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit, SPAK po verifikon dosjen hetimore në ngarkim të Ministrit të Shtetit për Pushtetin Vendor, Arbjan Mazniku.

Gazetarja Klodiana Lala bën me dije se SPAK i është përgjigjur interesimit të News24, duke theksuar se dosja për hetimin e ministrit të qeverisë, njëherësh drejtuesit Politik të Qarkut të Elbasanit, i ka kaluar nga Prokuroria e Tiranës.

Organi i akuzues i kryeqytetit i ka përcjellës SPAK-ut dosjen për kompetencë, ndërkohë që dosja është administruar nga prokurorët e posaçëm.

“Prokuroria e Tiranës na ka përcjellë dosjen për kompetencë. Dosja është shortuar dhe po verifikohet”, bën me dije SPAK

Po ndodh...

ide