Gjyqi në themel për ish-presidentin Meta, deputetët e PL dhe PD mbërrijnë në GJKKO për të ndjekur seancën

27 Prill 2026, 11:10 / POLITIKË ALFA PRESS

Gjyqi në themel për ish-presidentin Meta, deputetët e PL dhe PD

Sot do të mbahet seanca e parë e gjyqit të themelit për ish-presidentin Ilir Meta dhe të tjerët.

Seanca nis në orën 11:00.

Përfaqësues të Partisë së Lirisë kanë mbërritur në Gjykatën e Posaçme, për të ndjekur seancën.

Kreu i PL-së, u shfaq në kafazin e xhamit të sallës së gjyqit, ku ka përshëndetur publikun me dy gishtat lart dhe më pas bën shqiponjën me duar duke thënë “Shqipëria e shqiptarëve”.

 

Po ndodh...