Vrasja e bashkëshortëve në Lezhë, policia bie në gjurmët e autorëve! Identifikohen edhe dy automjete të përdorura për krimin

27 Prill 2026, 10:40 / AKTUALITET ALFA PRESS

Vrasja e bashkëshortëve në Lezhë, policia bie në

Policia e Lezhës ka identifikuar dy automjete të përdorura nga autorët në vrasjen e Kreshnik dhe Gentjana Mujeci. Sipas burimeve, njëra prej mjeteve është me ngjyrë të zezë dhe tjetra ngjyrë gri. Hetuesit janë duke verifikuar targat e tyre, të dhëna që mund të çojnë deri në identifikimin e autorëve.

Dyshohet se në këto mjete kanë qenë katër persona, të cilët kanë ndjekur për disa kilometra automjetin tip “Audi Q7” që drejtohej nga 39-vjeçari. Sipas verifikimeve ka rezultuar se njëri prej automjeteve i ka prerë rrugën viktimës dhe më pas nga dy prej autorëve është hapur zjarr me breshëri. Në vendin e ngjarjes janë gjetur të paktën 40 gëzhoja.

Pas krimit, autorët janë larguar në drejtim të Torovicës, një zonë që ofron disa dalje drejt Velipojës, Shkodrës dhe Shëngjinit. Për zbardhjen e këtij atentati, jetimet janë folisuar në disa pista hetimore, por më kryesorja është ajo e hakmarrjes për një ngjarje të ndodhur rreth 10 vite më parë, ku Kreshnik Mujeci dyshohej si i përfshirë në ekzekutimin e Genc Mhillajt në Malin e Jushit, në Shkodër, ngjarje për të cilën nuk është dënuar.

Pas atentatit, kontrolle janë ushtruar në disa banesa në Torovicë, Malecaj dhe Balldre.

 

Po ndodh...