Autorët profesionistë? Eksperti i sigurisë analizon atentatin në Lezhë: Krim i paramenduar…

27 Prill 2026, 09:41 / AKTUALITET ALFA PRESS

Autorët profesionistë? Eksperti i sigurisë analizon atentatin

Eksperti i sigurisë Gert Metani, ka analizuar  atentatin që tronditi dje opinionin publik, ku u vranë në Lezhë çifti i bashkëshortëve Kreshnik dhe Gentiana Mujeci.

I ftuar në A2CNN, Metani ka deklaruar se kemi të bëjmë me një ngjarje të planifikuar dhe të mirëmenduar, që ka lënë jetim 4 fëmijë.

Ngjarja është e rëndë, sepse është e gjithë familja, jo një person i vetëm. Duke qenë se është e përfshirë edhe bashkëshortja, këto ngjarje edhe nga organizatat më mafioze të mundshme, gjithmonë janë tentuar të ndahen, të goditet objektivi por të falen familjarët, fëmijët, bashkëshortja, prindërit, etj.

Ngjarja ka marrë përmasa të mëdha, është goditur si familje duke lënë jetimë katër fëmijë. Është ngjarje e planifikuar, e mirëmenduar, futet te vrasja me paramendim dhe te grupi i strukturuar, pasi shohim që mund të jenë mbi dy mjete, apo disa autorë që kanë marrë pjesë. Grupi hetimor në Lezhë besoj që po bëjnë hetimet e tyre dhe do t’i çojnë përpara qoftë me pamjet filmike. Si ngjarje merr përmasa të rënda dhe e trondit opinionin publik dhe përmasën e sigurisë”, tha Metani.

Sipas tij, vrasësit mund të kenë qenë profesionistë. Megjithatë ai nuk e përjashton që të kemi të bëjmë edhe me amatorë që kanë shtënë me breshëri, duke vrarë edhe bashkëshorten e objektivit. Sipas Metanit arsye të krimit të dyfishtë mund të jenë motive si larje hesapesh, apo gjakmarrje.

 

Po ndodh...