Gjykata e Lartë rrëzoi rekursin për krybashkiakun/ Gazetari Poli Hoxha: Ja pse Veliaj i ka shanset zero për lirim

Gjykata e Lartë rrëzoi sot rekursin e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, për ndryshimin e masës së sigurisë, duke e lënë atë në burg.
Analisti Poli Hoxha, në një intervistë për emisionin “Kjo Javë” në News24 tha se Veliaj ndodhet në një pozitë të vështirë ligjore dhe sipas tij, shanset për lirimin e kryebashkiakut janë minimale.
“Zoti Veliaj i ka shanset zero. Vendimi unifikues nuk e kap. Ka dërguar mesazhe intimiduese, mesazhe direkte. Edhe kur shkoi në gjykatë për t’u njohur me masën, mori telefonin e policit dhe jepte mesazhe se si do të vepronte”, deklaroi Hoxha.
Ai shtoi se sjellje të tilla mund të konsiderohen rënduese nga gjykata, pasi sipas tij, tregojnë kundërshtim ndaj procesit dhe ndikim të mundshëm mbi hetimet.
“Jo vetëm që nuk pranon fajin, por po i kundërvihesh procesit, po bën lobim dhe mobilizim”, tha ai.
Në fund, Hoxha krahasoi situatën e Veliajt me atë të ish-presidentit Ilir Meta, duke deklaruar se ky i fundit mund të ketë më shumë gjasa për një masë më të butë sigurie.
“Sot më afër për të shkuar në shtëpi është zoti Meta sesa Veliaj. Ka edhe shumë raste të tjera të ngjashme”, përfundoi analisti.
Po ndodh...
Si i "mashtroi" Lulzim Basha demokratët për Sali Berishën!
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128