Rusia rrit presionin ndaj Armenisë përpara zgjedhjeve të qershorit, ndalon importin e produkteve të frutave dhe perimeve
28 Maj 2026, 18:02 / BOTA

Rusia ka njoftuar se do të vendosë kufizime të përkohshme për disa fruta dhe perime nga Armenia, duke filluar nga e shtuna. Autoriteti rus mbikëqyrës i sigurisë së bimëve tha se ndalimi vlen për domatet, kastravecat, specat, perimet me gjethe dhe luleshtrydhet.
Mediat shkruajnë se Moska ka shprehur pakënaqësi për marrëdhëniet e Armenisë me Perëndimin, duke kërcënuar se do të ndërpresë furnizimet me energji dhe diamante.
Kufizime të ngjashme u vendosën në fillim të kësaj jave për lulet, ujin mineral dhe rakinë nga Armenia. Vendimi u mor për shkak të një numri në rritje të shkeljeve dhe për të garantuar sigurinë fitosanitare.
Po ndodh...
Si i "mashtroi" Lulzim Basha demokratët për Sali Berishën!
Nga Ermal Peçi
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128