Ndahet nga jeta Jani Zoica, mjeshtri i restaurimit të afreskeve

28 Maj 2026, 15:12 / EKONOMI&SOCIALE ALFA PRESS

Ndahet nga jeta Jani Zoica, mjeshtri i restaurimit të afreskeve

Mjeshtri i pikturës murale dhe restauratori i njohur, Jani Zoica, është ndarë nga jeta, duke lënë pas një kontribut të çmuar në ruajtjen dhe restaurimin e trashëgimisë kulturore shqiptare.

Lajmi u bë i ditur nga Muzeu i Artit Mesjetar Korçë në një postim në rrjetet sociale.

“Për më shumë se tre dekada, Jani Zoica ia kushtoi jetën restaurimit të afreskeve dhe pikturës murale, veçanërisht në kishat e rajonit të Korçë dhe në monumente të tjera të rëndësishme të kultit në vend. Me përkushtim, pasion dhe profesionalizëm, ai punoi në heshtje për rikthimin e vlerave artistike dhe historike të afreskeve, duke u dhënë atyre jo vetëm ngjyrat e humbura ndër vite, por edhe shpirtin dhe identitetin e tyre”, thuhet në postimin e Muzeut Mesjetar.

Puna e tij ishte një mision i shenjtë, ku në heshtje dhe me pasion, Jani punoi për restaurimin e afreskeve, duke u rikthyer atyre jo vetëm ngjyrat, por edhe shpirtin.

“Në këto çaste të vështira, shprehim ngushëllimet më të sinqerta familjes, të afërmve, miqve dhe kolegëve të tij. Jani, do të mungosh, por emri dhe puna jote do të jetojnë nëpërmjet dashurisë tënde për punën, në kujtesën e trashëgimisë”, thekson Muzeu Mesjetar.

Ndarja nga jeta e Jani Zoicës përbën një humbje për komunitetin e restauratorëve, artistëve dhe trashëgimisë kulturore në Shqipëri.
Në dhjetor të 2025 Zoica hapi një ekspozitë me afreskët e restauruar ndër vite prej tij.

Po ndodh...

ide