“Pushteti i degraduar i PD grabiti zgjedhjet më 1996”/ Rama krahason dy kohët në përvjetorin e PS: Në njërin 26 maj regjimi brutal na rrihte...

Partia Socialiste po feston 35-vjetorin e saj me një turn ë qarqe nga vetë kreu i saj Edi Rama.
Pas Durrësit ditë më parë, sot ai ishte në qytetin e Korçës në takim me qytetarë dhe mbështetës.
Gjatë fjalës së tij Rama kujtoi edhe kohët e vështira të socialistëve, si 26 maji i vitit 1996 ku u dhunuan nga regjimi i ish-qeverisë së Sali Berishës dhe PD-së siç tha ai, kurse tre dekada më pas, po më 26 maj, PS e ngjiti vendin në majën e Evropës me konferencën ndërqeveritare për mbylljen e negociatave.
Rama u ndal te koincidenca e datës 26 maj, duke kujtuar fillimisht vitin 1996, kohë kur socialistët në opozitë u përballën me dhunën e pushtetit të atëhershëm të Partisë Demokratike, dhe duke e krahasuar atë me 26 majin e sukseseve të fundit në rrugën e integrimit europian.
“Një koincidencë e madhe bashkoi një datë, 26 majin. Dy momente domethënëse të PS. 26 maji i vitit 1996, ku socialistët u përballën me furinë e një dhune dhe brutaliteti që e vuri Shqipërinë përballë sfidës reale të ndërtimit të demokracisë. Ai moment e vendosi PS-në në një situatë jashtëzakonisht dramatike. Ata që ishin në vijën e parë u dhunuan barbarisht, ashtu sikundër u dhunua dhe u grabit rezultati i atyre zgjedhjeve nga pushteti i degraduar i PD-së,” u shpreh ai mes të tjerash.
Kryeministri akuzoi hapur kundërshtarin politik për atë dhunë, edhe pse në atë kohë nuk ishte pjesë e PS, por ra preh e një dhune brutale muaj më pas.
“Ai 26 maj sot është i papërfytyrueshëm. Opozita dhunohej rregullisht. Shqipëria e asaj kohe kishte vetëm një gazetë opozitare, dhe edhe ajo u bë shkrumb e hi nga ai që ishte vërtet një regjim brutal. Ndërsa para pak ditëve, pikërisht më 26 maj, Partia Socialiste e ngjiti Shqipërinë edhe një majë më lart, në majën që kemi amanet nga të parët tanë, ku gjendet shtëpia e Europës së Bashkuar. Sot ia kemi ngritur kokën çdo shqiptari kudo në botë”, u shpreh Rama para socialistëve të Korçës.
Fjalimi i tij ishte i shkurtër edhe për shkak të kushteve atmosferike, pasi në sheshin dhe kohën ku mbahej tubimi, nisi të binin reshje shiu dhe kryeministri tha se “s’do ju mbaj më me fjalime të gjata”, pasi edhe shiu kujtonte Shqipërinë e asaj kohe dhe dhunën e pësuar nga socialistët”.
Ai e cilësoi edhe si bereqet për fitoren e zgjedhjeve të ardhshme lokale.
“Tani kemi hapur kapitullin e mbylljes së negociatave. Çfarë nuk thanë e çfarë nuk do thonë por le të thonë çfarë të duan, ne themi atë që bëjmë e bëjmë atë që themi. Unë do ndalem këtu. bënë për negociatat. Nuk dua t’ju mbaj më gjatë nën shi. Por nëse shiu filloi duke dëgjuar se çfarë ishte Shqipëria, le të vazhdojë si bereqeti që do të kemi dhe le të bjerë mbi këtë festë të 35-vjetorit të PS edhe këtu në Korçë, duke paralajmëruar edhe një fitore të jashtëzakonshme si ajo që ne do realizojmë në zgjedhjet e ardhshme”.
Kjo deklaratë e tij mori edhe ovacionet nga të pranishmit, teksa takimi u mbyll.
Po ndodh...
Si i "mashtroi" Lulzim Basha demokratët për Sali Berishën!
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128