Dosja "Veliaj 2"/ SPAK nuk i ndahet kryebashkiakut, Klodiana Lala: Po hetohet vëllai Arbër, bashkëshortja...

Gazetarja Klodiana Lala, e ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV, ka folur për hetimet që po zhvillon SPAK për dosjen "Veliaj 2".
Lala tha se SPAK po heton aktivitetin e kryebashkiakut në Bashkinë e Tiranës, vëllain e tij Arbër Veliaj dhe kompaninë Gogel, si edhe bashkëshorten e Veliajt dhe persona të tjerë. Gazetarja shtoi se ende nuk ka ndonjë konkluzion nga kjo dosje dhe pritet të shihet në vijim.
"Lompania Gogel e Arbër Veliajt, mendohet se mund të ketë përfituar për shkak të pozitës së Veliajt si kryetar bashkie. Po shihet nëse ka patur klientë që më pas kanë patur interesa dhe lidhje me Bashkinë e Tiranës.
Pika e dytë që po shihet, marrëdhënia mes kompanisë së Arbër Veliaj dhe kompanive të Ajola Xoxës, a kanë patur kontraktime dhe cila ka qenë marrëdhënia juridike. Këto janë shtyllat kryesore të hetimit. Janë pyetur një sërë zyrtarësh. Klotilda Bushka, ekonomistë, biznesmenë, financierë. Janë kqyrur disa kontrata, celularë.
Për momentin nuk ka një konkluzion sa i përket hetimetve. Po shihet marrëdhënia mes pozicionit të Veliajt dhe pëfitimet që mund të ketë patur kompania e të vëllait", tha Lala.
Po ndodh...
Si i "mashtroi" Lulzim Basha demokratët për Sali Berishën!
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128