“Flladi nga Uashingtoni po fryn në të gjithë botën”- Mesazhi i Berishës për zgjedhjet e 11 majit: Do korrim një nga fitoret më të thella
Në protestën kombëtare të mbajtur në Bulevardin Dëshmorët e Kombit Sali Berisha dha edhe një mesazh për zgjedhjet e 11 majit. Ai tha se duhet ta bëjnë natën ditë me qëllim që në zgjedhjet e 11 majit të korrin një fitore të thellë.
Berisha: Mesazhi i fundit që unë kam për ju, tre muaj na ndajnë nga zgjedhjet. Fitorja varet nga ne. Fitorja në rast se ne e bëjmë natën ditë, në rast se ne përkushtohemi, në rast se nuk harrojmë që jemi partia që të pamundurat i bëjmë të mundura, ne do korrim një nga fitoret më të thella.
Mos harroni, se fitoret e arritura deri tani ne i arritëm në kushtet më të vështira. Kurse tani që Presidenti Trump i ka prerë kokën gjarprit George Soros, e kuptoni ju apo jo? Flladi nga Uashingtoni po fryn në të gjithë botën. Ju garantoj ju se nuk fiton më shumë nga kjo sesa shqiptarët.
11 maji do jetë fitorja më e thellë e opozitës shqiptarë.
Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
ide
Kush është Lepuri i Surrelit?
Dy rrugët e gabuara të opozitës me Avokatin e Popullit
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
