Çështja “Xhaçka”/ Socialistët reagojnë pas opinionit të Venecias, Bushka: Komisioni shprehet qartë se Parlamenti nuk është i detyruar të votojë në një mënyrë të caktuar

Socialistët kanë reaguar pas publikimit të opinionit nga Komisioni i Venecias.
Deputetja e PS-së, kryetare e komisionit të Ligjeve Klotilda Bushka tha se Komisioni i Venecias është shprehur sot për 5 pyetjet e drejtuara për mandatin e deputetes Olta Xhaçka si dhe vendimin e Gjykatës Kushtetuese për këtë çështje.
Bushka tha se Komisioni i Venecias shprehet qartë se Parlamenti nuk është i detyruar të votojë në një mënyrë të caktuar, por është në gjendje të votojë për çështjet e tij. “Theksohet parimi se deputetët janë të lirë të votojnë. Komisioni i Venecias konstaton se Kuvendi e njeh detyrshmërinë e vendimeve të Gjykatës Kushtetuese. Vendimet e Gjykatës Kushtetuese duhet të jenë të zbatueshme dhe nuk duhet të diktojnë votën”, tha ndër të tjera Bushka.
Po ndodh...
ide
Jemi dëshmitarë të batërdisë, që po bëhet në Vlorë!
Pse PD nuk e trondit as disidenca as dorëheqjet?
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128