EMRAT/ Qeveria i propozon Kuvendit 3 kandidatura për drejtor të Përgjithshëm të INSTAT
12 Nëntor 2025, 23:35 / POLITIKË

Këshilli i Ministrave i propozoi Kuvendit kandidaturat për t’u emëruar në pozicionin Drejtor i Përgjithshëm i Institutit të Statistikave.
Në mbështetje të ligjit “Për statistikat zyrtare”, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave vendosi në mbledhjen e sotme propozimin e kandidaturave: Elsa Dhuli, Ledjon Shahini dhe Lantona Sado.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
Instituti i Statistikave ka për mision prodhimin e statistikave asnjëanëse, transparente dhe të përditësuara, të cilat ndihmojnë në gjykimin e përdoruesve mbi proceset e zhvillimit e transformimit në fushat ekonomiko-sociale brenda vendit.
Po ndodh...
Karmën nuk e ndalon dot Sali Berisha!
Nga Bato Kosova
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128


