Ekskluzive/ Meta dhe Kryemadhi "braktisin" protestën e Berishës, do ta ndjekin nga Egjipti!

Gjatë ditëve të fundit në studiot televizive është diskutuar shumë dilema, nëse aleati kryesorë i Berishës, Ilir Meta, do të marrë pjesë apo jo në protestën e mbrëmjes, këtë të martë 20 shkurt.
Nga shumë analistë kjo pjesëmarrje, (Madje konsiderohet i rëndësishëm edhe një fjalim i tij), është konsideruar si shumë e rëndësishme për bashkimin, veçanërisht në kushtet e mungesës fizike në protestë të Sali Berishës.
Analisti Roland Qafoku dje te Euronews, por edhe të tjerë, mungesën e mundshme të Ilir Metës në këtë protestë, e kanë konsideruar si dështim të bashkimit real të opozitës.
Në konferencën e fundit me gazetarët, vetë Ilir Meta kur u pyet drejtëpërdrejtë shmangu përgjigjen direkte, duke u mjaftuar me shprehjen se "Gjithmonë në protestë kemi qenë".
Ndërkohë që Partia e Lirisë nëpërmjet zyrtarëve të lartë ka konfirmuar se do ti bashkohen protestës së 20 shkurtit, nga ana tjetër vetë kryetari i tyre së bashku me bashkëshorten Monika Kryemadhi, përfundimisht do të mungojnë në këtë tubim, i cili po proklamohet si i "Bashkimit të opozitës".
Kështu burime të sigurta pranë PL kanë konfirmuar për Alfapress.al, se Ilir Meta, së bashku me bashkëshorten kanë udhëtuar drejt Egjiptit për arsye të paditura, kurse protestën do ta ndjekin nga hoteli në Kajro./Alfapress.al
Po ndodh...
Po vjen Republika e Re që shpalli Basha, përpara 10 vitesh!
ide
Mungesa e moralit, si mburojë për Ballukun
SHBA dhe Trump, firmosin ndëshkimin për Ramën dhe Berishën
"Dënim paraprak për Belinda Ballukun", përgjigje për Baton Haxhiun
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128



