“Jo Amnisti, por Paqe Fiskale”/ Rama: Mundësi për formalizimin e të ardhurave të pa deklaruara në vitet e kaluara! Ja kushti i vetëm që të përfitoni

Kryeministri Edi Rama po mban një takim me komunitetin e biznesit, në një dialog të hapur për Paqen Fiskale.
I pyetur nga të pranishmit, Rama u shpreh se kushti i vetëm që të përfitohet nga Paqja Fiskale është që të sipërmarrja të mos ketë konflikt me ligjin shqiptar.
Nga ana procedurale, Ramna tha se duhet të paraqitet një pasqyrë fiskale e vetë korrigjuar.
“Dallimi mes Paqes Fiskale dhe Amnistisë Fiskale është shumë i thjeshtë e i qartë. Këtu bëhet paqe me të gjithë ata që nuk janë në konflikt aktualisht me ligjin. Nuk janë në procese penale të hapura, nuk janë në procese gjyqësore të hapur të cilat afektojnë legjitimitetin e të ardhurave. Për gjithë pjesën tjetër është siç tashmë shkruhet në ligj. Nëse sipërmarrja dëshiron t’i rikthehet pasqyrave të deklaruara në vitet e mëparshme dhe sjell pasqyra të vetë korrigjuara, do të paguajë vetëm 5 për qind të fitimit të ri. Kështu formalizohet ajo pjesë e të ardhurave që nuk e ka nga pasqyra”, tha ai.
Po ndodh...
Po vjen Republika e Re që shpalli Basha, përpara 10 vitesh!
ide
Mungesa e moralit, si mburojë për Ballukun
SHBA dhe Trump, firmosin ndëshkimin për Ramën dhe Berishën
"Dënim paraprak për Belinda Ballukun", përgjigje për Baton Haxhiun
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128

