“Mësuesi” i Silvinjos insiston për Kristian Shpendin, Mançini e sheh si pasardhësin ideal të Firminos

Merkato e janarit mund të sjellë një ndryshim të rëndësishëm për karrierën e sulmuesit Kristian Shpendi, i cili bën mjaft mirë në radhët e Çezenës dhe ka fituar një grumbullim me Kombëtaren duke luajtur në miqësoren ndaj Gjibraltarit.
“Sky Sport” në Itali bën të ditur se për sulmuesin shqiptar ka një interesim shumë konkret nga klubi i Al Sad në Katar, ku trajner është Roberto Mançini. Ai të cilin trajneri i Kombëtares, Silvinjo, e ka cilësuar shpesh si “mësuesin” e tij pasi i ka dhënë mundësinë e parë që të punonte në një staf teknik në radhët e Interit, ka shfaqur një interes konkret për Shpendin.
Në Itali raportojnë se Mançini e sheh sulmuesin kuqezi si një pasardhës të denjë për Roberto Firminon, i cili është pjesë e këtij ekipi dhe është dëmtuar kohët e fundit në një ndeshje të Ligës së Kampioneve të Azisë. Mbetet të mësohet nëse edhe sulmuesi shqiptar është i interesuar për këtë kalim në futbollin e Katarit për shkak të ofertës ekonomike, apo nëse dëshiron të vazhdojë të mbetet pjesë e futbollit italian.
Për të kanë shfaqur vazhdimisht interes klubet e Serisë A, por deri tani nuk kanë bërë asnjë lëvizje konkrete për të siguruar firmën e tij. Duhet kujtuar se Çezena është plotësisht e përfshirë për momentin në luftën për ngjitjen në Serinë A, ndaj vetë Shpendi mund të jetë më i interesuar që të qëndrojë të paktën deri në fund të sezonit si pjesë e bardhezinjve para se të marrë një vendim për të ardhmen.
Po ndodh...
Po vjen Republika e Re që shpalli Basha, përpara 10 vitesh!
ide
Mungesa e moralit, si mburojë për Ballukun
SHBA dhe Trump, firmosin ndëshkimin për Ramën dhe Berishën
"Dënim paraprak për Belinda Ballukun", përgjigje për Baton Haxhiun
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
