“Rrezikoni përjashtimin nga Traktati për energjinë”, BE ultimatum qeverisë shqiptare: Korrigjoni shkeljet deri më 1 korrik 2026!

Zbardhen të tjera detaje nga vendimi i Ministerialit të Energjisë së Bashkimit Europian, ku ndëshkohet qeveria shqiptare sa i takon projekteve energjetike.
Siç shihet dhe nga vendimi i BE-së, duket se skandalet në të cilat është përfshirë zv/kryeministrja dhe ministrja e Energjisë, Belinda Balluku, kanë bllokuar përmbushjen e detyrave nga ana e qeverisë shqiptare në sektorin e energjisë.
Ministeriali i Energjisë së Bashkimit Europian ka vendosur të ndëshkojë qeverinë shqiptare duke dalë me një vendim më 18 dhjetor, ku theksohet se Shqipëria ka dështuar në respektimin e Traktatit të Komunitetit të Energjisë.
Sipas dokumentit të Ministerialit të energjisë, Shqipëria nuk ka miratuar dhe zbatuar ligjet, rregulloret dhe dispozitat administrative të nevojshme për t’u përputhur me Direktivën e Bashkimit Europian, që lidhet me përgatitjen për rrezikun në sektorin e energjisë elektrike.

Ky vendim i fortë i Ministerialit të Energjisë mendohet se lidhet me tre projekte ku Balluku është investuar personalisht, si TEC-i i Roskovecit, ku dyshohet si investitore edhe një korporatë ruse, anijet energjitike “Tigrat” në Vlorë dhe destabilizimi i linjave të interkonjeksionit europian për shkak të marrëveshjeve korruptive.
Bashkimi Europian ka vendosur se qeveria shqiptare duhet të raportojë gjatë vitit 2026 se çfarë hapash do të ndërmarrë në korrigjimin e problemeve të konstatuara në politikat e energjisë.
“Shqipëria duhet të marrë të gjitha masat e duhura për të ndrequr shkeljen e identifikuar në nenin 1 dhe për të siguruar menjëherë pajtueshmërinë me ligjin e Komunitetit të Energjisë. Shqipëria do të raportojë rregullisht në Sekretariat dhe në Grupin e Përhershëm të Nivelit të Lartë në lidhje me masat e marra në vitin 2026”, theksohet në vendimin e Ministerialit të Energjisë së Bashkimit Europian.
Nëse shkeljet e Shqipërisë nuk janë korrigjuar deri më 1 korrik 2026, Sekretariati ftohet të fillojë një procedurë sipas nenit 92 të Traktatit të Komunitetit të Energjisë, që parashikon pezullimin e disa të drejtave që rrjedhin nga zbatimi i këtij traktati për palën përkatëse, duke përfshirë pezullimin e të drejtave të votimit dhe përjashtimin nga mbledhjet ose mekanizmat e parashikuar në këtë traktat.
Po ndodh...
Po vjen Republika e Re që shpalli Basha, përpara 10 vitesh!
ide
SHBA dhe Trump, firmosin ndëshkimin për Ramën dhe Berishën
"Dënim paraprak për Belinda Ballukun", përgjigje për Baton Haxhiun
Teatri që fsheh prapaskenën
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128

