"Ejani të votoni"/ Sali Berisha fton demokratët në referendum, sulmon keq Ervin Salianjin: Përfaqësues i botës së krimit, nuk do të ketë kurrë vend në PD

Lideri demokrat Sali Berisha i ka bërë thirrje anëtarësisë që të marrë pjesë në zgjedhjet që po zhvillohen këtë të shtunë, për kryetarët e degëve të Partisë Demokratike, dhe atë që kjo forcë politike e quan referendum për votëbesimin e kryetarit aktual.
Sali Berisha nuk ka asnjë kandidat përballë për postin e kryetarit, ndaj partia ka vendosur ta quajë procesin e sotëm një referendum që konfirmon në detyrë lidershipin aktual.
"Ftoj të gjithë demokratët, të përmbushin këtë detyrim të rëndësishëm statutor, të përmbushin këtë detyrim të rëndësishëm ndaj një procesi më demokratik që ekziston, në të gjitha partitë europiane dhe botërore, në një pjesë më falni", u shpreh ai.
I shoqëruar nga bashkëshortja Liri Berisha, ai garantoi demokratët se do të përmbushë me përkushtimin më të madh detyrimet që rrjedhin nga statuti. I pyetur për mesazhin e Ervin Salianjit dhe fletët e votimit ku demokratët kanë shënuar me dorë emrin e tij, Sali Berisha e konsideroi ish-deputetin një përfaqësues të krimit.
"Përpëlitjet e një përfaqësuesi të botës së krimit nuk mundet me asgjë të përlyejnë këtë proces më demokrat në Shqipëri. Përfaqësues të botës së krimit nuk kanë dhe nuk do të kenë kurrë vend në këtë parti. Ndarja jonë me ta është për jetë a vdekje", theksoi ai.
Në mbyllje të fjalës së tij, Sali Berisha përsëriti sërish "Asnjeri nuk mund të mendoj se mund të konsiderojë fuqi në këtë parti, fuqinë e krimit."
Po ndodh...
Kështjella PD që u bë Mejhane e Berishës dhe kështjellë e Ramës
ide
Zgjedhjet nuk i mbulojnë dot veshët e gomarit
Referendumi - Legjitimiteti i rrejshëm i Sali Berishës
Kohë të mira për SPAK dhe Gjykatën Speciale
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128