Pamje të frikshme nga gara me makina në Tiranë, mjeti me flakën ndezur xhiron në mes të sheshit duke rrezikuar fëmijët

23 Maj 2026, 21:38 / AKTUALITET ALFA PRESS

 

Pamje të frikshme nga gara me makina në Tiranë, mjeti me

Që nga mbrëmja e djeshme sheshi “Nënë Tereza” ka gumëzhirë nga garat e makinave e motorëve të ndryshëm, ndërsa gara ka shkaktuar dhe ankth e panik te njerëzit.

Makina që xhirojnë dhe lëvizin nëpër shesh me flakë të ndezur në pjesën e pasme të automjetit ka nxitur debat në rrjet duke ngritur shqetësimin për rrezikun që mund t’i shkaktohet të pranishmëve.

Në pamjet e siguruara nga burimet shikohet momenti kur një makinë xhiron në mes të sheshit ku janë të pranishëm qindra qytetarë, ndërkohë që ka flakën e ndezur në pjesën e pasme.

“Automotivë Fair Albania” nuk ka vetëm për qëllim argëtimin e publikut, por edhe forcimin e kulturës së sigurisë rrugore dhe përgjegjësisë që nis pas timonit.

Mbrëmja e sotme është shoqëruar me makina të veçanta dhe spektakolare, të cilat kanë shtuar adrenalinën përmes shfaqjeve të rrezikshme nga pilotë profesionistë.

Po ndodh...

ide