Deri në 2030 në krye të PD/ Berisha: Me këtë votëbesim ecim të pamposhtur, ata që votuan kundër janë mbajtur shënim…

23 Maj 2026, 22:00 / POLITIKË ALFA PRESS
Deri në 2030 në krye të PD/ Berisha: Me këtë

Pasi u rikonfirmua në krye të PD, Sali Berisha ka zhvilluar një deklaratë për mediat, ku ka shprehur mirënjohjen për besimin.

Gjithashtu ai dha edhe një mesazh për ata që kanë votuar kundër.

“Jam këtu para së gjithash për të shprehur mirënjohjen time më të pakufishme, nderimin më të thellë për të gjithë ata demokrate e demokratë, që sot votuan për riafirmimin tim në një votëbesim masiv në krye të Partisë Demokratike. Një mirënjohje e veçantë shkon edhe për ata që votuan ndryshe.
I garantoj se vota e tyre ndryshe, apo kundër abstenim qoftë, do mbahet shënim në kuptimin e asaj që do bëj gjithçka për t’u dhënë përgjigje më të mirë atyre hezitimeve apo vërejtjeve për të cilat ata votuan kundër ose abstenuan. Jemi një familje e mbrujtur në palcë, në qelizë me diversitetin, me standardin demokratik. Shumë mirënjohje për ata qindra e qindra komisionerë në të katër anët e vendit, të cilët organizuan këtë proces shembullor në të gjitha degët e PD të Shqipërisë. Falënderim të përzemërt për kryetarët, udhëheqësit politikë të qarqeve, kryetarëve të degëve në mbarë vendin, kryesitë dhe të gjithë ata që kontribuan në këtë proces”, tha Berisha.

Po ndodh...

ide