Zelensky: Ukraina duhet të bëhet anëtare me të drejta të plota e BE-së

23 Maj 2026, 22:09 / BOTA ALFA PRESS

Zelensky: Ukraina duhet të bëhet anëtare me të drejta

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy deklaroi sot se anëtarësimi i vendit të tij në Bashkimin Evropian duhet të realizohet plotësisht, duke kundërshtuar propozimin e kancelarit gjerman për një status të ndërmjetëm si “anëtar i asociuar” pa të drejtë vote.

“Pa Ukrainën nuk mund të ketë një projekt evropian plotësisht të përmbushur dhe prania e Ukrainës në BE duhet gjithashtu të jetë e plotë, me të gjitha të drejtat që rrjedhin nga anëtarësimi”, shkroi Zelensky në rrjetet sociale.

“Do të ishte e padrejtë që Ukraina të ishte e pranishme në Bashkimin Evropian, por të mbetej pa zë”, shkroi Zelensky në një letër drejtuar udhëheqësve të BE-së, të cilën e ka parë DPA.

Ai tha se procesi i zgjerimit po zgjaste shumë dhe theksoi se Evropa duhej të lëvizte më shpejt në vend që ta mbante Ukrainën “në një dhomë pritjeje” derisa të jepej anëtarësimi i plotë.

Po ndodh...

ide