"Edhe matëset e energjisë me AI", Rama flet për sahatet e energjisë: Brenda 2026 fillojmë punën

10 Nëntor 2025, 11:54 / POLITIKË ALFA PRESS

"Edhe matëset e energjisë me AI", Rama flet për sahatet

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se qeveria do të nisë brenda vitit të ardhshëm vendosjen e matësave inteligjentë të energjisë elektrike për të gjithë konsumatorët, një projekt që pritet të përfundojë brenda këtij mandati.

Sipas tij, sistemi i ri i matjes inteligjente do të ulë ndjeshëm humbjet teknike në rrjet dhe do të përmirësojë procesin e faturimit të energjisë elektrike.

Nga rruga Elbasan-Lekaj te hekurudha Vorë-Hani i Hotit, ministri i Financave zbulon si do të shpërndahet buxheti i Shqipërisë!

Sot kemi këtë inovacion, ndërkohë që brenda vitit 2026 do të kemi fillimin e punës për matësat e energjisë duke kaluar në sistemin e matësave inteligjentë. Brenda këtij mandati do ta përmbyllim edhe këtë proces, që do të ulë nivelin e humbjeve teknike në rrjet dhe do të rrisë cilësinë e faturimit për çdo konsumator“, deklaroi Rama gjatë fjalës së tij në prezantimin e projektit “OSHEE Charge” lidhur me karikimin e mjeteve elektrike.

 

Po ndodh...

ide