Detaje tronditëse nga dhunimi i ish-kreut të PD-së në Lezhë! I thyen këmbët dhe i prenë veshin, ja si paraqitet gjendja e tij

Detaje të reja kanë dalë nga ngjarja e rëndë e regjistruar mbrëmjen e së shtunës në autostradën Mamurras–Laç, pranë fshatit Sanxhak të Kurbinit, ku është dhunuar barbarisht ish-kryetari i Partisë Demokratike në njësinë administrative të Dajçit në Lezhë, Sokol Toma.
Mësohet se persona ende të paidentifikuar i kanë prerë rrugën dhe e kanë goditur Tomën me sende të forta në makinën e tij, duke e lënë të plagosur.
Bëhet me dije se Toma ka pësuar lëndime të rënda fizike nga dhunimi barbar. Raportohet se 53-vjeçarit i janë thyer këmbët dhe i është prerë një pjesë e veshit.
Po ashtu, mediat raportojnë se autorët kanë qenë të maskuar dhe, pasi e kanë sulmuar me sende të forta, i kanë marrë edhe telefonin celular.
Më pas, ai është gjetur nga kalimtarët në makinë, në gjendje shoku, dhe është dërguar me urgjencë në Spitalin e Traumës në Tiranë. Për momentin, raportohet se Sokol Toma ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Ndërkohë, policia ka nisur punën për zbardhjen e ngjarjes dhe identifikimin e autorëve, ndërsa ende nuk ka një reagim zyrtar për çështjen.
Po ndodh...
Sali Llapa
ide
Republika e Hajdutëve!
Shqipëria, kjo anije e ngecur në zejen e vjedhjes!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
