Çfarë ndodhi para Kryeministrisë! Qytetari parkon mjetin në shkallët e zyrës së Edi Ramës, shkon shkelmon dyert e institucionit

Një ngjarje e pazakontë është regjistruar këtë të diel në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, ku një automjet është ngjitur dhe “parkuar” në shkallët e godinës së Kryeministrisë.
Burime për mediat bëjnë me dije se pas përplasjes së mjetit me shkallët e institucionit, drejtuesi i automjetit ka dalë nga makina dhe është ngjitur drejt hyrjes së Kryeministrisë. Aty, ai ka shkelmuar dyert e godinës, një veprim i cili ka zgjatur për disa minuta.
Ka qenë një efektiv policie ai i cili është afruar pranë mjetit, por pas pak sekondash largohet duke qëndruar në distancë, pa ndërhyrë në momentin kur qytetari godet dyert e institucionit.
Sipas të njëjtave burime mësohet se më pas efektivët kanë ndërhyrë dhe e kanë neutralizuar, ndërkohë që është shoqëruar në Komisariatin Nr.1 të Tiranës.
Lidhur me këtë ngjarje deri më tani nuk ka një reagim nga Policia e Shtetit, pritet një njoftim në orët në vijim.
Po ndodh...
Sali Llapa
ide
Republika e Hajdutëve!
Shqipëria, kjo anije e ngecur në zejen e vjedhjes!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128