Salianji në Peshkopi: PD nuk mund të jetë frëngji ku qëllohen ambasadorët! Do ta shkundim dhe Tiranën, demokratët do mblidhen në kryeqytet

10 Maj 2026, 19:02 / POLITIKË ALFA PRESS

Salianji në Peshkopi: PD nuk mund të jetë frëngji ku

Ervin Salianji zhvilloi një takim pasditen e sotme me demokratët në qytetin e Peshkopisë.

Salianj, duke patur parasysh sulmin e Berishës ndaj ambasadorit të BE Gonzato, u shpreh se PD nuk mund të jetë frëngji ku qëllohen ambasadorë të ndryshëm.

Më tej shtoi se PD duhet të ndryshojë dhe të frymëzojë 800 mijë votues, numër i cili garanton fitoren në zgjedhje. Kjo gjë nuk ndodh sipas tij, për shkak të lidershipit aktual që ka uzurpuar partinë.

Salianji: Nuk mund të jetë Shqipëria një frëngji ku gjuhen ambasadorët, siç ndodhi sot që ambasadorët e Be reaguan më vete. Qëndrimi nuk ishte i PD, por ishte i njeriut që e ka uzurpuar dhe po e mban peng PD. nuk fitohet duke sharë e mallkuar këdo, mediat ambasadorët. Fitohet duke pasur partneritet. Vetëm kështu PD hapet dhe fiton. Kjo nuk është pritshmëria vetëm e demokratëve por edhe e partnerëve. Shqiptarët presin nga PD rotacionin, ta mundim Ramën në zgjedhjet më të afërta. Duhet të shfrytëzojmë frymëzimi dhe të çojmë 800 mijë votues në kutitë e votimit. Prandaj kemi dalë në salla në çdo cep të Shqipërisë. Mbështetja ka qenë frymëzuese, kemi parë dinjitet, shpresë dhe guximin siç thoni ju Rama ik.

Do ta shkundim edhe Tiranën, demokratët do mblidhen edhe në Tiranë. Kjo lëvizje nuk ka ndodhur në 30 vite.

Po ndodh...

Nga Bato Kosova 16:37 EDITORIAL

Sali Llapa

Nga Bato Kosova

ide