Berisha flet për protestën: Nesër revoltë popullore, shqiptarët marrin në duart e tyre kryeqytetin

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha i ndodhur në ‘arrest shtëpie’ , foli sot nga ballkoni i apartamentit të tij për protestën që pritet të zhvillohet nesër në kryeqytet.
Protesta është thirrur nga opozita në kuadër të mosbindjes civile.
Berisha tha se nesër do të jetë dita e revoltës popullore, dita e zemërimit popullor mbarë shqiptar, dita në të cilën shqiptarët marrin në duart e tyre kryeqytetin e vendit nga banditët qeveritarë.
Sali Berisha: Nesër është dita e revoltës popullore, dita e zemërimit popullor mbarë shqiptar, është dita në të cilën shqiptarët marrin në duart e tyre kryeqytetin e vendit, kryeqytetin e tyre, e nxjerrin nga kthetrat e bandave, kriminelëve, banditëve qeveritar.
Është një ditë pra, e një rëndësie të jashtëzakonshme. Protesta nesër është një akt madhor, është mosbindje civile me të cilën ne i themi narkoshtetit se qeveria teknike është zgjidhja e vetme me zgjedhje të lira, përndryshe do shohësh zi e më keq. Edi Rama thirri mendjes.
Je shndërruar në të keqen më të madhe të këtij kombi, mosbindja civile është më e pakta që mund të ndërmerret ndaj teje. Të rinjve shqiptarë u ke nxirë të ardhmen, i ke përzënë nga vendi i tyre, i ke shpërndarë në rrugët e botës, se në asnjë nuk kanë shans rast të ndërtojnë ëndërrat në vendin ku lindën.
Nuk kanë shans të ndërtojnë familje në vendin ku lindën. Në asnjë rast nuk kanë shans të begatojnë, të bëjnë një jetë të denjë në Shqipëri, ndaj dhe nesër mbarë rinia shqiptare është në Tiranë me moton; o sot, o kurrë, është radha jonë.
-
-
U dënua me 2.8 vite, ja sa burg pritet të bëjë Vangjush Dako
25 Nëntor, 19:36
Po ndodh...
83 mandatet nuk janë imunitet për shokët dhe shoqet e Ramës
ide
Teatri që fsheh prapaskenën
Vija e kuqe e Berishës dhe vija e zezë e demokracisë në PD
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128


