Asnjë surprizë nga demokratët! PD dhe PL “mbajnë fjalën”, bojkotojnë edhe Konferencën e Kryetarëve

Paraditen e kësaj të marte, pak para nisjes së seancës plenare, është mbledhur në ambientet e Kuvendit Konferenca e Kryetarëve, në funksion të përcaktimit të rendit të ditës dhe koordinimit të punimeve parlamentare.
Mbledhja është zhvilluar pa praninë e përfaqësuesve të opozitës, të cilët, ashtu siç kishin paralajmëruar një ditë më parë kanë vendosur të bojkotojnë edhe këtë mbledhje.
Në tryezën e Konferencës kanë marrë pjesë drejtuesit e mazhorancës dhe përfaqësues të grupeve parlamentare që nuk i janë bashkuar bojkotit, ndërsa vendet e opozitës kanë mbetur bosh. Mungesë është shënuar edhe nga kreu i grupit parlamentar të Partisë së Lirisë, Tedi Blushi.
Mbledhja i paraprin seancës plenare të parashikuar të zhvillohet në orën 10:00, ku në rendin e ditës është përfshirë diskutimi dhe miratimi i projektrezolutës për shpalljen e Iranit si “shtet financues të terrorizmit”.
Në draftin e prezantuar më herët, parashikohet që pas miratimit nga Kuvendi, t’i kërkohet qeverisë shqiptare ndërmarrja e hapave të menjëhershëm për shpalljen si organizata terroriste të Hezbollahut dhe Pasdaranëve, në përputhje me qëndrimet e shpallura më parë nga ekzekutivi.
Pavarësisht mungesës së opozitës, mazhoranca pritet të vijojë normalisht procedurat parlamentare, duke garantuar zhvillimin e seancës sipas axhendës së paracaktuar.
Po ndodh...
ide
Rishikimi i statutit dhe varka e mbytur e Berishës
A do ta bashkojë PS-në me PD-në drejtësia e re?
Sovranizmi si gjethe fiku
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128