“Mund të bëj çfarë të dua me të”, Trump: Kuba është një shtet i dobët, me udhëheqës të dhunshëm

17 Mars 2026, 08:30 / BOTA ALFA PRESS

“Mund të bëj çfarë të dua me të”,

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha se beson se do të kishte “nderin” të merrte Kubën, duke shmangur specifikimin e asaj që nënkuptonte nga fjalët e tij.

I pyetur nëse Kuba mund të jetë objektivi i radhës i Shteteve të Bashkuara, Trump u përgjigj: “Unë besoj se më takon nderi i marrjes së Kubës”. Megjithatë, kur u pyet të shpjegonte saktësisht se çfarë nënkuptonte me fjalën “marr”, ai shmangu dhënien e sqarimeve të mëtejshme.

Duke iu referuar çështjes, Trump u tha gazetarëve: “Të marr Kubën… Tani, nëse e çliroj apo e marr, pak rëndësi ka. Mund të bëj çfarë të dua, nëse doni ta dini.”

Në të njëjtën deklaratë, ai e përshkroi Kubën si “një vend të dobët”, dhe tha se ajo kishte pasur “udhëheqës të dhunshëm” në të kaluarën.

Në të njëjtën kohë, ai njoftoi se udhëtimi i tij i planifikuar në Kinë mund të vonohet për shkak të luftës në Iran.



Po ndodh...

ide