Ngjyra e flokëve që po dominon Instagramin

17 Mars 2026, 10:18 / JETË ALFA PRESS

Ngjyra e flokëve që po dominon Instagramin

Nëse po mendoni të ndryshoni ngjyrën e flokëve këtë pranverë, ekspertët veçojnë një nuancë që, sipas tyre, do të bëhet hiti absolut i vitit 2026. Parukieri i njohur Tom Smith e përshkruan këtë ngjyrë si “blond sirupi” një nuancë e butë dhe e mëndafshtë bionde që i jep flokëve ngrohtësi, shkëlqim dhe një pamje natyrale, pothuajse filmike.

“Blond sirupi” është ndryshimi ideal pas toneve më të errëta të dimrit. Ndryshe nga nuancat shumë të ftohta dhe metalike të biondes, kjo ngjyrë është e ngrohtë, e butë dhe shumë elegante, duke iu përshtatur pothuajse çdo toni të lëkurës nga lëkurat shumë të çelëta porcelani, te ato me nuancë ulliri, e deri te tonet më të errëta. Bëhet fjalë për një ngjyrë që nuk duket e ekzagjeruar, por e rafinuar dhe sofistikuar, pikërisht ajo që shumë gra duan të tregojnë në Instagram.

Që në fillim të vitit, shumë influencuese dhe figura të njohura kanë zgjedhur këtë nuancë, jo vetëm për estetikën, por edhe sepse kombinohet lehtësisht me stilin dhe garderobën. Tonet e ngrohta të kësaj bionde duken njësoj bukur si në flokë të drejtë, ashtu edhe në modele me onde, duke u përshtatur me trendet e modës së pranverës.

“Blond sirupi” është një nuancë me disa shtresa, ku ndërthuren tonet e arta, karamel dhe vanilje. Pikërisht ky kombinim i jep flokëve një pamje të shëndetshme dhe shumë shkëlqim. Ngjyra duket natyrale dhe elegante, edhe nëse flokët më parë kanë qenë të dëmtuar ose fijet e tyre kanë humbur gjallërinë gjatë dimrit.

Lajmi i mirë është se kjo ngjyrë nuk është e vështirë për t’u arritur, sidomos nëse tashmë keni flokë biondë. Shumica e parukierëve rekomandojnë shtimin e një toneri të ngrohtë gjatë lyerjes ose gjatë nxjerrjes së fijeve, gjë që i jep flokëve një ton të artë dhe lehtësisht karamel.

 

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

 

A post shared by Gregory Russell (@gregoryrussellhair)

Po ndodh...

ide