Anuloi papritur vizitën e rëndësishme në Bruksel, Rama zbulon "arsyen": Më la avioni...
Këtë të martë, kreu i qeverisë shqiptare, Edi Rama do të duhet të ishte në Bruksel për të marrë pjesë në Samitin e Zgjerimit të Bashkimit Europian. Mirëpo, kjo vizitë e kryeministrit u anulua krejt papritur. Ndonëse nuk mundi të ishte prezent fizikisht, kreu i qeverisë shqiptare e ka gjetur zgjedhjen.
Ai ka marrë pjesë përmes një videokonference dhe nuk ka munguar në këtë Samit i cili është mjaft i rëndësishëm për vendet e Ballkanit Perëndimor lidhur me rrugëtimin drejt Bashkimit Europian.
Gjatë fjalës së tij, Rama tha se nuk mundi të ishte fizikisht prezent, ashtu sikurse e kishte parashikuar, pasi pati një problem me linjën ajrore.
“Ndjesë që nuk pata mundësi të jem aty, ishte një problem teknik ajrorë që s’kisha të bëja, por nuk merrja dot avionin”, tha Rama.
Ndër të tjera, kryeministri ka folur për zhvillimet digjitale në vend dhe rolin e ministres së re me AI, Diellës, të cilën e vlerësoi si një produkt të një procesi modernizues që po udhëheq Shqipërinë drejt një epoke të re qeverisjeje.
Ai theksoi se Shqipëria mbetet ndër vendet më eurooptimiste në rajon dhe se procesi i integrimit po mbështetet mbi reforma konkrete, veçanërisht në drejtësi. Sipas Ramës, pavarësia e sistemit të drejtësisë dhe funksionimi i strukturave të posaçme kundër korrupsionit përbëjnë dëshmi se vendi po bën hapa realë përtej deklaratave politike.
Në fjalën e tij, kryeministri nënvizoi se Shqipëria është i vetmi vend në rajon që ka integruar Inteligjencën Artificiale në proceset ligjore dhe administrative, duke përfshirë analizën, përkthimin dhe përgatitjen e paketave ligjore që shkojnë për miratim në Kuvend.
Ai shtoi se deri në vitin 2027 synohet ngritja e një sistemi të plotë të prokurimeve publike të bazuar në AI, çka do ta bëjë administratën më transparente dhe më efikase. Diella, si ministre e re digjitale, shihet si simbol i kësaj faze të transformimit, një “produkt i luftës sistemore përmes modernizimit”.
Pjesë nga fjala e Ramës:
Kur bie fjala për rajonin, bie dakord që ky është një proces i bazuar në meritë. Ka karakteristika dhe vende të ndryshme në rajon. Kur vjen fjala te ne, them se jemi kombi më eurooptimist në Europë.
Shqipëria po bën diçka të paparë dhe unike, reformën në drejtësi dhe njohjen nga ana jonë të pavarësisë së drejtësisë. Veprimtaria e plotë e strukturës së posaçme ka krijuar në Shqipëri shembullin se lufta kundër korrupsionit shkon përtej fjalëve dhe sipërfaqes.
Ajo që kurrë nuk kishte ndodhur në Shqipëri, po ndodh në vitet e fundit, diçka që asnjë vend nuk pretendon se e ka bërë. Është për të thënë se e kemi marrë shumë seriozisht, ne pranojmë mbështetje dhe partneritet, por jo leksione kur vjen puna te korrupsioni. Diella, produkt i një lufte sistemore përmes modernizimit. Brenda 2027 synojmë të kemi sistemi e plotë bazuar në AI të prokurimeve publike.
Diella është shtatzënë me 83 foshnja bazuar në ekografi dhe kësisoj na duhet të presi të lindë këta të 83 bebat. Jemi i vetmi vend në këtë proces që kemi përdorur AI në korpusin tonë ligjor duke e bërë procesin më të shpejtë sa i takon përkthimit dhe analizimit të përgatitjes së të gjitha paketave ligjore për tu miratuar në parlament.
Po përpiqemi të vrapojmë dhe të hedhim hapa të mëdhenj duke përdorur teknologjinë dhe Inteligjencën Artificiale për të treguar që vendi ynë në Europë është i merituar.
Po ndodh...
Karmën nuk e ndalon dot Sali Berisha!
ide
Sekretari i Parë i PD
Të “rrëzosh” Edi Ramën duke gënjyer veten…
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
