Aksident në Berat! Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal! Shoferi nxiret nga mjeti me ndihmën e forcave zjarrfikëse
25 Mars 2025, 20:57 / AKTUALITET

Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin Berat-Duhanas, në vendin e quajtur “Ura e Beratit”.
Një mjet tip BMW, duke ardhur nga fshati Duhanas në drejtim të qytetit të Beratit, ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në kanal.
Në vendngjarje kanë shkuar forca policie dhe zjarrfikëse.
Kanë qenë efektivët zjarrfikës ata që kanë bërë të mundur nxjerrjen shëndoshë e mirë nga mjeti të drejtuesit te automjetit, shtetasit Adnand Çala, banues në fshatin Duhanas.
Drejtuesi i mjetit fatmirësisht ka dalë pa lëndime nga makina.
Burimet policore në vendngjarje bëjnë me dije se shkak për aksidentin dhe daljen e mjetit nga rruga është bërë lagështira në rrugë dhe mungesa e ndriçimit në këtë aks rrugor.
Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
Nga Gentian Gaba
ide
Kush është Lepuri i Surrelit?
Nga Sidi Hasanaj
Dy rrugët e gabuara të opozitës me Avokatin e Popullit
Nga Patrik Sadikaj
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128


