“11 maji, betejë jetë a vdekje për PD-në”, Andoni: Peshën e partisë s’mund ta mbajnë vetëm pak njerëz!

Analisti dhe gazetari Ben Andoni, i ftuar në studion e News24, ka komentuar mbi fushatën elektorale për zgjedhjet parlamentare të 11 majit, duke analizuar pozicionin e Partisë Demokratike dhe Partisë Socialiste.
Sipas Andonit, PD ende nuk ka një vizion të qartë për të ardhmen, pasi kryetari Sali Berisha nuk ka dhënë një “identikit” të lidershipit të ri që mund të drejtojë partinë. Ai e konsideroi këtë garë një sfidë ekzistenciale për opozitën, e cila nuk mund të mbështetet më vetëm tek disa figura të njohura.
“Peshën në PD nuk mund ta mbajnë më vetëm pak njerëz. Duhet që të gjithë të jenë njësoj. Beteja e sotme është një betejë jetë a vdekje për Partinë Demokratike,” – theksoi Andoni.
Nga ana tjetër, ai tha se Edi Rama ka një avantazh strategjik, pasi kontrollon administratën shtetërore, duke e bërë më të thjeshtë përzgjedhjen e kandidatëve për listën e hapur.
“Rama ka një siguri relative sepse ka gjithë administratën shtetërore në dorë dhe ndaj bën llogaritje më të thjeshtë për njerëzit që ka nxjerrë në listën e hapur,” – tha Andoni.
Megjithatë, ai vuri në dukje se problemet reale të qytetarëve, si infrastruktura dhe arsimi, mbeten sfida të mëdha për qeverinë, pavarësisht strategjive elektorale.
Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
ide
Kush është Lepuri i Surrelit?
Dy rrugët e gabuara të opozitës me Avokatin e Popullit
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128


