I thyen këmbët dhe i prenë veshin, Ministria e Shëndetësisë jep detaje nga dhunimi i ish-kreut të PD-së: Ndodhet në monitorim intensiv

10 Maj 2026, 20:45 / AKTUALITET ALFA PRESS

I thyen këmbët dhe i prenë veshin, Ministria e

Ministria e Shëndetësisë ka reaguar zyrtarisht në lidhje me dhunën e ushtruar ndaj ish-kreut të PD-së në Lezhë, Sokol Toma, i cili mbrëmjen e djeshme është dhunuar barbarisht nga disa persona në autostradën Mamurras–Laç, pranë fshatit Sanxhak të Kurbinit.

Ministria e Shëndetësisë bën me dije se Toma, si pasojë e dhunës së ushtruar, ka pësuar dëmtime në gjymtyrët e poshtëm dhe dëmtime të veshit.

Po ashtu, Ministria bën me dije se Toma është koshient dhe në gjendje të stabilizuar në Spitalin e Traumës në kryeqytet.

Pacienti S.T. ndodhet në monitorim intensiv në urgjencën e Spitalit Universitar të Traumës me dëmtime në gjymtyrët e poshtëm dhe dëmtime të veshit. Është koshient dhe në gjendje të stabilizuar, do të vijojë të marrë trajtim në SUT”, shkruan Ministria e Shëndetësisë.

Po ashtu, mediat raportojnë se shkak i dhunimit të ish-kreut të PD-së dyshohet të jetë biznesi i tij, ndërsa pritet edhe reagimi i policisë.

Po ndodh...

Nga Bato Kosova 16:37 EDITORIAL

Sali Llapa

Nga Bato Kosova

ide