Përfshihet nga zjarri një sipërfaqe me bimësi në Mat, dyshohet i qëllimshëm
8 July 2026, 18:18 / AKTUALITET
Një vatër zjarri është shfaqur në Njësinë Administrative Ulëz, në Bashkinë Mat, duke përfshirë një sipërfaqe me bimësi dhe duke shkaktuar alarm në zonë.
Sipas informacioneve paraprake, flakët janë favorizuar nga temperaturat e larta dhe era e fortë, çka ka bërë që zjarri të përhapet me shpejtësi dhe të rrezikojë sipërfaqe të konsiderueshme.
Në vendngjarje ndodhen forcat e shërbimit zjarrfikës, të mbështetura nga punonjës të Bashkisë Mat, të cilët po punojnë për izolimin dhe shuarjen e flakëve, me qëllim parandalimin e përhapjes së mëtejshme të zjarrit.
Paraprakisht dyshohet se zjarri mund të jetë vendosur në mënyrë të qëllimshme, ndërsa autoritetet kanë nisur hetimet për të përcaktuar shkaqet e sakta të ngjarjes.
Po ndodh...
Rama & Berisha, tango e shëmtuar antiprotestë
Nga Indrit Gjyzeli
ide
Nga rotacioni i elitave te zëvendësimi i elitave
Nga Red Varaku
Çfarë ndryshoi në 51 ditë protestë?
Nga Lutfi Dervishi
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128